Sigurimet Shoqerore

Sigurimet Shoqerore

Sistemi i Përgjithshëm i Sigurimeve Shoqërore përbëhet nga:

    * SigurimiShoqëror i Detyrueshëm,
    * Sigurimi Shoqëror Vullnetar,
    * Sigurimi Shoqëror Suplementar,
    * Pensionet e Posaçme Shtetërore.

Sigurimi Shoqëror i Detyrueshëm mbështetet në parimin "paguaj sot që të përfitosh nesër (pay as you go)". Parimi kontributiv, parimi i vetëpërgjegjësisë së individit për rrisqet e së ardhmes në fushën sociale, parimi i marrëveshjes së brezave janë bazë e këtij sistemi. Kjo skemë nuk është fitimprurëse dhe mbron me të ardhura:

    * Personat e punësuar në lidhje me:barrëlindjen, paaftësinë e përkohshme në punë për shkak të sëmundjes, sëmundjet profesionale dhe aksidentet në punë, pleqërinë, invaliditetin, humbjen e mbajtësit të familjes, papunësinë;
    * Personat e tjerë ekonomikisht aktivë (punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit) në lidhje me: barrëlindjen, pleqërinë, invaliditetin, humbjen e mbajtësit të familjes.

Kjo skemë financohet nga kontributet e punëdhënësve, punëmarrësve, të vetëpunësuarve dhe të shtetit.
Me të ardhurat kontributive garantohen përfitimet në para, në një masë që mbulon, të paktën, një standart minimal jetese i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave. Në çdo rast, përfitimet garantohen nga buxheti i shtetit.

Sigurimi Shoqëror Vullnetar mbron personat kur, për një kohë dhe për shkaqe të arsyeshme, nuk mund të përfshihen në sigurimin e detyrueshëm, por që në mënyrë vullnetare dëshirojnë ta vazhdojne atë. Këtë të drejtë e kanë studentët për periudhën e studimeve universitare, personat e punësuar jashtë shtetit, punëdhënësit dhe të vetëpunësuarit për të zgjeruar diapazonin e mbrojtjes shoqërore, etj. Sigurimi Shoqëror Vullnetar mbështetet në Nenin 3 të Ligjit Nr.7703, datë 11.05.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”,dhe mundësohet sipas kushteve të përcaktuara në Rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Nr.35, datë 19.06.2002.

Sigurimi Shoqëror Suplementar ka si parim bazë përfitimin e pensioneve në një masë më të madhe ose më parë se sa ofron skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror. Baza ligjore e skemave suplementare të sigurimit shoqëror është Neni 4 i Ligjit Nr.7703, date 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. Aktualisht, ekziston baza ligjore që trajton skemat suplementare për nëpunësit civil e personat që kryejnë funksione kushtetuese - Ligji Nr.8097, datë 21.03.1996, “Për Pensionet Shtetërore Suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, për ushtarakët - Ligji Nr.8087, datë 13.03.1996, “Për Sigurimin Shoqëror Suplementar të ushtarakëve të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë” të cilat janë në zbatim, si dhe Ligji Nr.7943, datë01.06.1995, “Për Pensionet Suplementare dhe Institutet Private të Pensioneve”.

Pensionet e Posaçme Shtetërore jepen për individë dhe kategori të caktuara sociale, në raste të veçanta dhe për arsye të veçanta që parashikohen në Nenin 5 të Ligjit Nr.7703, datë 11.05.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, si p.sh. për ata që kanë marrë pjesë në levizjen e Rilindjes Kombëtare, në lëvizjet popullore, në luftën kundër pushtuesve nazi-fashistë brënda dhe jashtë Shqipërisë, në lëvizjen demokratike, kanë vuajtur nga persekutimi politik në regjimin komunist, kanë arritur rezultate të dallueshme në fushën e shkencës, kulturës, artit, ekonomisë, politikës dhe që kanë merita të veçanta. Skema financohet nga buxheti i shtetit. Kushtet e përfitimit, shuma dhe proçedura për dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror, përcaktohen nga Këshilli i Ministrave dhe administrohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore.

  • Detyrimet e punedhenesit dhe te vetepunesuarit

    Te regjistroje ne regjistrin vjetor te gjithe te punesuarit; te njoftoje agjensine e sigurimeve shoqerore per te gjitha ndryshimet qe kane te bejne me te drejtat dhe detyrimet ne lidhje me sigurimin e te punesuarve; te beje sigurimin nga dita qe i punesuari fillon pune..

  • Te ardhuart e Papunesise

    15 vite më parë
    Te ardhuart e Papunesise

    E ardhura nga papunesia do te jete nje shume baze qe siguron te pakten nje nivel jetese minimale ?do vit e indeksuar me vendim te Keshillit te Ministrave, lidhur me llogaritjen e indeksit te ?mimeve te mallrave te zgjedhura.

  • Pensionet

    15 vite më parë
    Pensionet

    a) pension pleqerie; pension pleqerie i pjeseshem; pension pleqerie i reduktuar; pension invaliditeti; pension invaliditeti i pjeseshem; te ardhura shtese per kujdesje; te ardhura shtese per femije ne ngarkim; pensione familjare; pagese per vdekje.

  • Te ardhurat per Barrelindje

    15 vite më parë
    Te ardhurat per Barrelindje

    E ardhura per barrelindje i paguhet gruas se siguruar per barren dhe lindjen e femijes, kur ajo ka 12 muaj periudhe sigurimi, per çdo rast perfitimi. Perjashtohet nga ky rregull rasti kur gjate periudhes se perfitimit te barrelindjes, gruaja ka kushte per nje perfitim te ri barrelindje

  • Personat qe perfitojne nga Sigurimet Shoqerore

    Sigurimet Shoqerore mbrojne ne menyre te detyrueshme gjithe shtetasit ekonomikisht aktive ne Shqiperi, ne rastin e pakesimit te te ardhurave si pasoje e barrelindjes, pleqerise, invaliditetit dhe humbjes se mbajtesit te familjes.

  • Sigurimi shoqeror suplementar

    Sigurimi shoqeror suplementar per personat qe ushtrojne funksione ose detyra te vecanta kushtetuese, per punonjesit e shtetit, per ushtaraket qe sherbejne ne strukturat e Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise

Kontributet

Per kategorite e punes

Per kategorite e punes

Dalja me pare ne pension nga koha e caktuar ne kete ligj per grupe te veçanta punonjesish (si minatore etj.) mund te kontraktohet nepermjet sigurimit suplementar te pensioneve, sipas nje skeme te miratuar nga Keshilli i Ministrave. Personat, q

15 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Perparesia e kontributeve

    Perparesia e kontributeve

    Perparesia e kontributeve Pagesat e kontributeve gezojne perparesi ne raport me detyrimet fiskale dhe borxhet. - Per kontributet e paderdhura, nga subjektet brenda afatit, organet e sigurimeve shoqerore kane te drejten te nxjerrin aktdetyrimin, i

    15 vite më parë | Lexo më shumë »
  • Pagesa e kontributeve

    Pagesa e kontributeve

    Punedhenesit dhe te vetepunesuarit ne qytet i paguajne kontributet ne fondin e sigurimeve shoqerore sipas afatit dhe procedurave te percaktuara ne ligjin ne fuqi, per mbledhjen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore.Punedhenesi detyr

    15 vite më parë | Lexo më shumë »

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama